GARANCIA E SHPREHUR PËR HARDWARE. Leica Geosystems AG (“Leica Geosystems), garanton përdoruesin (“Klientin”) se ky Mall nuk ka defekte as në funksionim as në materialin përbërës, po të përdoret në mënyrë normale, për një afat (1) viti, përveç mallrave (i) DISTOTM , garancia e të cilave është (2) vjet dhe (ii) bateritë, garancia e të cilave është (90) ditë, në rast se ky afat nuk është zgjatur nga Leica Geosystem dhe me kusht që të gjitha udhëzimet për funksionimin dhe mirëmbajtjen të zbatohen rreptësisht, sidomos në rastet e tejpërdorimit ose përdorimit të vazhdueshëm të mallit. Periudha e garancisë fillon në datën që provon blerjen (ose, sipas rastit, në datën e dorëzimit të mallit ose në datën që mban fleta e pranimit). I vetmi detyrim i Leica Geosystem në këtë Garanci të Shprehur është zëvendësimi ose ndreqja e mallit, ose e pjesës së tij me shpenzimet e veta ose rimbursimi i çmimit të blerjes së mallit të paguar, sipas zgjedhjes së Leica Geosytems. Leica Geosystems garanton çdo mall të ndrequr ose të zëvendësuar ose pjesë mallrash brenda afatit 90 ditë nga data e dërgimit ose deri në datën e mbarimit të afatit të garancisë, por për këtë efekt do të njihet data më e vonë. Të gjitha mallrat apo pjesët e zëvendësuara kalojnë në pronësi të Leica Geosystems. Kjo garanci e shprehur nuk mbulon pjesët e konsumueshme, si reflektorët, llampat, siguresat dhe as mallrat e të tretëve.
GARANCIA E SHPREHUR PËR SOFTWARE. Për “sistemet software” (të përkufizuara si software funksionale dhe/ose firmware të nevojshme per vënien në punë dhe funksionimin e Mallit), zbatohen rregullat që zbatohen edhe për Garancinë Ndërkombëtare të Kufizuar të hardware. Kushtet e garancisë që përcaktohen në këtë dokument nuk zbatohen për “Aplikimin e Software” (të përkufizuar si të instaluar paraprakisht apo të futur ne programin baze kompjuterik per nje funksion te veçante të mallit dhe/ose të të dhënave). Për informacione të mëtejshme për çka mbulon garancia për Aplikimin Software, jeni të lutur ti referoheni Marrëveshjes përkatëse të Licencës Software.
SI MERRET SHËRBIMI I GARANCISË. Klienti duhet të kontaktojë distributorin e autorizuar të Leica Geosystems ose, me përjashtim të mallrave DISTOTM , që janë marka tregtare të regjistruara, Qendrën e Shërbimit Leica Geosystem që rekomandon Leica Geosystem, brenda afatit të vlefshmërisë së garancisë, në menyrë që të marrë autorizim për të drejtën e shërbimit të garancisë. Për këtë kërkohet të provohet data e saktë e blerjes së mallit nga Leica Geosystem apo distributorët e saj të autorizuar si dhe një përshkrim i defektit. Leica Geosystem nuk ka përgjegjësi për mallra ose pjesë mallrash të marra pa autorizim për përfitimin e shërbimit të garancisë. Mallrat e ndrequra ose të zëvendësuara i dërgohen klientit me shpenzimet e Leica Geosystems. Malli ose pjesa e ndrequr dërgohet brenda një afati të arsyeshem. Leica Geosystems nuk mban përgjegjësi për dëmtime që ndodhin gjatë transportit. Leica Geosystems vendos vetë se ku do te kryhet puna që mbulohet nga garancia. Për mallrat që janë pjesë e pajisjeve të instaluara në mënyrë fikse, puna do të kryhet në vendin ku ndodhet pajisja e instaluar dhe Leica Geosystems ka te drejtë t’ia faturojë shpenzimet shtesë për këto shërbime që mbulohen